Haxhirexha: Universitetet duhet të pajisen me program anti-plagjiaturë

Kastriot Haxhirexha, deklaro se Universitetet duhet të posedojnë programe të licencuara që të mund të detektojnë plagjiaturat me kohë. Por kjo u kundërshtua nga Nexhbedin Beadini i cili theksoi se një program të tillë e posedon Ministria e Arsimit e cila e ka obligim ligjor që para se të mbrohet një magjistraturë apo doktorate të kontrollohet nëse është apo jo plagjiaturë.

“Sistemi anti-plagjiatur që unë i kam futur këto punime për kureshtje por edhe si obligim si Dekan i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, janë programe anti-plagjiaturë falas (free). Ndërsa Universitetet duhet të posedojnë programe të sofistikuara dhe të licencuara të cilat do të vërtetojën saktësinë e këtyre punimeve dhe këtyre akuzave ose të themi këtyre pretendimeve të palës tjetër. Unë nuk e kam pas atë program, sepse ne si fakultet i Shkencave të Mjekësisë kemi problem me internetin e thjeshtë dhe jo më të kemi programe aq të sofistikuara. Por aq sa kam parë unë nuk kanë rezultuar të sakta”, deklaroi Haxhirexha.

Megjithatë  kjo u kundërshtua nga Beadini, i cili tha se nuk është punë e Dekanit për të vërtetuar ose jo plagjiaturat, por është e drejtë e Ministrisë së Arsimit, e cila posedon edhe softuerin ligjor për të zbuluar plagjiaturat.

“Revistat nuk janë kompetente për të parë plagjiaturat, me keqardhje e them që nuk është kompetent dekani për të pasur softuer për të zbuluar plagjiaturat, sepse është organ i Ministrisë së Arsimit që ka një softuer ligjor, legjitim i cili para mbrojtjes së magjistraturave dhe doktoratave fut pra punimet para mbrojtjes në softuer për të pa plagjiaturat. Ai është organ legjitim, organ i shtetit, organ i ministrisë dhe kjo është e vërteta. Sa programe do na vijnë neve për të parë plagjiatura nuk është e mirë edhe për Universitetin edhe për ne, sidomos për ish Dekanin sepse nuk është e mirë për të ndjekur plagjiaturat. Dekani ka obligim tjetër statutor-ligjor”, tha Beadini.

LEXO EDHE:

Back to top button