Beadini hedh poshtë zërat për plagjiaturë

Ish Rektori i UT-së, Nexhbedin Beadini deklaroi në “Programi 200”, se çështja e plagjiaturës është çështje që ndërlidhet me të drejtat autoriale dhe që zgjidhet përmes procesit gjyqësor, që sipas tij kështu edhe do të ndodh. Megjithatë u shpreh se askush nuk ka të drejtë në nënçmoj Universitetin e Tetovës dhe se ai është apostrofuar në rastin me plagjiaturat nga një siç u shpreh ai revistë që nuk ka as adresë e as emër. Por i pyetur në mënyrë të drejtpërdrejt nga gazetari Nazim Rashidi nëse i pranon apo jo akuzat ndaj tij, u përgjigj.

- Advertisements -

Absolutisht jo. Nëse do ti futemi kësaj pune, do ti futemi në përgjithësi për të parë se cila është e vërteta. Por që nuk kemi asnjëri të drejtë që ta nënçmojmë aq shumë Universitetin e Tetovës. Sido që të jetë unë jam apostrofuar, që nuk do të thotë se  është e vërtet kjo, sepse një revistë që nuk ka adresë dhe emër më ka apostrofuar, e thash edhe njëherë ndoshta ka pas qëllim të mirë, por që e vërteta është kjo: Ka organe kompetente, është Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, është udhëheqësia doktorale e studimeve të ciklit të tretë, është Rektorati i Universitetit të Tetovës, është Senati. Këto janë organet kompetente që do ta vlerësojnë punën tonë akademike, dhe është ministria e arsimit, por jo me kompetencën e plagjiaturës dhe vjedhjes, sepse kjo është e drejtë autoriale. E drejta autoriale shkon përmes procesit gjyqësor dhe kjo kështu do të ndodhë. Sido që të jetë le ta thotë inspektorati punën e vet, ne do ta themi punën tonë dhe të shohim se ku jemi”, deklaroi Beadini.

LEXO EDHE:

Back to top button