Deklarata e Katy Perry-t për Taylor Swift ka ngjallur shumë debate në rrjetet sociale

Episodi i ditës së djeshme i “American Idol” ishte i mbushur plot surpriza për teleshikuesit amerikan. Por ajo që i befasoi të gjithë ishte deklarata e papritur e Katy Perry-t për Taylor Swift.

Mbrëmja e djeshme ju dedikua dueteve në “American idol” dhe Katy Perry i bëri të gjithë të dyshonin se së shpejti ajo mund të bashkëpunojë me Taylor Swift. Pas performancës së dy konkurrenteve, Althea Grace dhe Camille Lamb, Katy u shpreh se dhe ajo mund të sillte diçka shumë të bukur me Taylor, ish-armiken e saj më e madhe.

“A mund ta imagjinoni se çfarë mund të bëjmë unë dhe Taylor nëse punojnë bashkë?”, u shpreh Katy gjatë spektaklit.

Menjëherë pas kësaj deklarate fansat e dy këngëtareve nxituan të shprehnin lumturinë e tyre në rrjete sociale. Ata ju kërkojnë Taylor dhe Katy-t që të marrin në konsideratë dëshirën e tyre për një bashkëpunim.

Katy Perry dhe Taylor Swift për vite me radhë kanë pasur të hapur jnë debat publik për njëra-tjetrën. Mirëpo para disa kohësh ato i dhanë fund armiqësisë, teksa Perry u shfaq në videoklipin e këngës së Swift “You need to calm down”. Për këtë arsye askush nuk e priste që Katy të fliste për një bashkëpunim me Taylor, edhe pse ende nuk është e qartë nëse kjo është realisht një shenjë për duet apo ishte thjesht një shaka.

LEXO EDHE:

Back to top button