Hazardi në formë, Reali lë pas javën e vështirë

Skuadra e Realit në krahët e Eden Hazardit shënoi një fitore të lehtë ndaj Alavesit në transfertë. Fillimisht, Toni Kros asistoi për Karlos Kasemiron për ti dhënë Realit avantazhin në minutën (15’), ndërsa në minutën (42’) Hazard asistoi për Karim Benzema. Mesfushori belg, u bë prap protagonist, duke shënuar në minutën (46’).

Pjesa e dytë pati më pak gola, vendasit shënuan golin e nderit përmes Hoselu (59’), para se Benzema të jep goditjen përfundimtare në minutën (70’) ku shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje. Real Madrid qëndron në pozitën e dytë me 40 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button