Hazardi sqaron situatën rreth zënkës mes tij dhe Vertogenit

Eden Hazard e ka sqaruar situatën në mes të tij edhe Jan Vertonghen pas ndeshjes ndaj Marokut, në kuadër të fazës së grupeve të Kupës së Botës. Belgët humbën 2-0 në atë ndeshje dhe pas takimit u raportua për një zënkë në mes të dyshës.

Përkitazi me këtë situatë, ishte ylli i Real Madridit ai që e sqaroi të gjithën. Ndër të tjera, numri 10 i kombëtares tha se vetë ai iu drejtua mbrojtësit duke i thënë se s’është më i shpejtë, teksa Vertongen u pajtua me këtë konstatim.

“I thashë Vertongenit se ai nuk është më i shpejtë. Ai ra dakord. Unë nuk jam rrahur me Vertongenin. Unë nuk jam budalla, ai është shumë më i madh se unë”, përfundoi ai.

Se nuk ka pasur zënkë në mes të dyshes e tha edhe Kurtua, i cili përgënjeshtroi raportimet e ditës së sotme.

LEXO EDHE:

Back to top button