Kreu i La Ligës kërkon sanksione të menjëhershme sportive ndaj Juventusit

Tërmeti i Juventusit i shkaktuar nga dorëheqja e Bordit Drejtues të tij vijon të ketë pasoja. Çështja, e cila heton një mashtrim të dyshuar tatimor, nuk ka kaluar pa u vënë re në La Liga. Siç zbuloi “AS”, ata denoncuan skuadrën italiane para UEFA-s, por tani shkon një hap më tej. Institucioni i drejtuar nga Havier Tebas ka kërkuar sanksione sportive menjëherë ndaj Juventusit.

“Pas dorëheqjes së Bordit të Drejtorëve të Juventusit më 28 nëntor, La Liga kërkon që sanksionet sportive të zbatohen menjëherë ndaj klubit. La Liga ka paraqitur tashmë një ankesë zyrtare kundër Juventusit në UEFA në prill 2022, në të cilën raportoi shkelje të rregulloreve të “Fair Play”-it financiar që Guardia di Finanza italiane po hetonte. Në mënyrë të veçantë, ankesa akuzoi Juventusin për llogaritjen e transfertave mbi vlerën e tyre të drejtë dhe nënvlerësimin e shpenzimeve të punonjësve, gjë që është një shkelje e lojës së ndershme financiare të UEFA-s. Për më tepër, ankesa akuzoi Juventusin për fshehjen e faturës së vërtetë të pagave të lojtarëve të saj”, thuhet në deklaratën e La Liga.

Nuk është hera e parë që La Liga bën këto ankesa dhe ishte pjesërisht e suksesshme. Në të kaluarën, ai arriti të detyronte UEFA-n të sanksiononte Mançester Sitin dhe PSZH-në për mos respektimin e Fair-Play-it ekonomik duke i përjashtuar ata nga garat evropiane, megjithëse TAS ndaloi dënimin.

Tashmë, në këtë ankesë ndaj Juventusit, është sërish në tavolinë mundësia që klubi italian të përjashtohet nga garat e UEFA-s.

LEXO EDHE:

Back to top button