Hearn konfirmon duelin Xhoshua – Fjuri në 2021

Boksierët britanike Tajson Fjuri dhe Entoni Xhoshua, të dy kampion bote në peshën e rëndë, kanë arritur një marrëveshje për një duel që do të unfikojë titujt e peshave të rënda. Sipas mediave, që i referohen menaxherit Edi Hearn, sfida do të zhvillohet në periudhën maj/qershor të vitit 2021.

Sipas Hearn, kontratat janë përgatitur për të dyja palët, por kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për të zgjidhur. Detaje që kanë të bëjnë me se kush do të dalë i pari në ring dhe në cilin kënd të ringut do të qëndrojë etj. Gjithsesi, duket se çështjet më të rëndësishme, si pagesat, janë vënë në vijë.

Tajson Fjuri nuk duelon që prej shkurtit të këtij viti, kur mposhti Deontej Ujllder dhe i mori titullin kampion bote në kategorinë VBC. Ndërsa Entoni Xhoshua dueloi më 12 dhjetor ndaj Kubrat Pulev, ku fitoi dhe mbrojti titujt kampionë në kategoritë IBF, VBA e VBO.

LEXO EDHE:

Back to top button