Vidhen biçikletat “speciale” në një muze në Kaliforni

Firma “Specialized”, e cila prodhon biçikletat e garës të çiklistëve, ka pësuar një vjedhje të madhe në muzeun e saj në Morgan Hill të Kalifornisë. Policia raporton se janë zhdukuar nga muzeu 16 biçikleta historike dhe unike në llojin e tyre, me vlerën e 160 mijë dollarëve.

Mes biçikletave prototip të vjedhura që ndodheshin në muze ishte edhe ajo me të cilën Peter Sagan fitoi garën e famshme Paris-Roubaix, në vitin 2018; ajo e përdorur nga Fabian Cancellara në Turin e Francës së vitit 2010; biçikleta me të cilën Tony Martin fitoi medaljen e argjendë në “Londër 2012” dhe ajo me të cilën Jaroslav Kulhavy fitoi të artën në garën e krosit.

Kompania “Specialized” ka bërë me dije se do të ofrojë 25 mijë dollarë për të gjithë ata që japin informacione të sakta dhe që ndihmojnë për gjetjen e biçikletave të vjedhura./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button