Hekurudha e pazakontë “kokëposhtë”

Hekurudha e pazakontë “kokëposhtë”

Qyteti gjerman i Wuppertal është shtëpia e një prej linjave më të pazakonta të metrosë në botë. Hekurudha që gjarpëron nëpër qytet, kalon sipër rrugëve e lumenjve, duke i dhënë mundësi pasagjerëve të shijojnë panoramën e vendit.

Gjithçka filloi në vitet 1880, në epokën e të ashtuquajturës, epoka e industrializimit të Gjermanisë. Sipërmarrësi dhe inxhinieri, Eugen Langen, kishte eksperimentuar me një hekurudhë që qëndronte “pezull”, për të mundësuar lëvizjen e mallrave në fabrikën e tij të sheqerit në Këln.
Qyteti Wuppertal vendosi të vinte në zbatim këtë lloj hekurudhe, ku treni qëndron “kokëposhtë”, për shkak të relievit të komplikuar të vendit.

Lugina e gjatë dhe dredha-dredha e lumit që përshkon mes për mes qytetin, e bëri të pamundur ndërtimin e hekurudhave ose tramvajeve tradicionale, ndaj inxhinierët nisën të mendonin për alternativa të tjera. Në vitin 1893, u propozua pikërisht ky sistem unik hekurudhor, që nisi të ndërtohej në 1898, derisa u inaugurua në vitin 1901 nga perandori Wilhelm II, i cili së bashku me gruan e tij Auguste Viktoria bëri dhe udhëtimin e parë.

Pothuajse 20 000 tonë çelik u përdorën për të krijuar linjën hekurudhore me 20 stacione. Fillimisht, kabinat ishin prej druri dhe qelqi dhe transportonin jo më shumë se 65 persona. Gjatë viteve të ardhshme, gjatësia e trenave u rrit nga dy në gjashtë vagonë, duke lëvizur çdo pesë minuta. Në Luftën e Dytë Botërore, rrjeti u godit nga bombat e sulmeve të rënda ajrore deri në janar të vitit 1945, por një vit më vonë, e gjithë linja u kthye në funksion të plotë.

LEXO EDHE:

Back to top button