Helikopteri i NASA-s fluturon me sukses në Mars

Një helikopter i vogël i Agjencisë amerikane të Hapësirës (NASA) ka fluturuar me sukses në Mars.

Droni, i quajtur Ingenuity, ka fluturuar për më pak se një minutë, mirëpo NASA është duke festuar atë që përfaqëson fluturimin e parë të kontrolluar nga një pajisje prej një bote tjetër.

Konfirmimi ka ardhur përmes satelitit në Mars, i cili i ka dërguar të dhënat në Tokë.

NASA ka premtuar se do të realizojë edhe fluturime tjera të ngjashme në ditët në vijim.

Ky dron është dërguar në Mars bashkë me sondën Perseverance në muajin shkurt.

Droni do të komandohet për të fluturuar më lartë, teksa inxhinierët tentojnë të testojnë limitet teknologjike.

“Ne mund të themi tani se njerëzit kanë drejtuar helikopter në një planet tjetër”, ka thënë menaxherja e projektit MiMi Aung.

“Ne kemi biseduar shumë gjatë për momentin e krijimit të veprës së Vëllezërve Wright në Mars dhe ja ku e kemi”.

Deklarata e saj ka qenë referencë për Wilbur dhe Orville Wright, të cilët kanë realizuar fluturimin e parë të kontrolluar nga njerëzit në Tokë, më 1903.

LEXO EDHE:

Back to top button