Dragan Bajiq, trajneri i ri i Maqedonisë

Dragan Bajiq, është trajneri i ri i përfaqësueses së Maqedonisë në basketboll, i cili vjen në vend të Aleksandar Todorovit. Bëhet fjalë për trajner që aktualisht drejton skuadrën e Igokeas dhe që u shpall trajner i vitit në Ligën Rajonale në vitin 2013 dhe të njëjtin çmim pritet të arkëtojë edhe në këtë edicion. Ky është angazhim i parë për trajnerin serb që të drejtojë një kombëtare të basketbollit. Bajiq pasi firmosi kontratën 4 vjeçare, potencoi se dëshiron që të qëndrojë edhe më shumë se afati i caktuar në kontratë. Dragan Bajiq është trajneri i 15 -të që drejton përfaqësuesen e basketbollit të Maqedonisë.

 

“Unë do tu jap mundësi basketbollistëve të rinj dhe jo vetëm se është I ri, por përmes stërvitjeve dhe përgatitjeve të gjithë do të duhet të japin kontributin e tyre që të dëshmojnë se mund të luajnë. Që do të thot se askush nuk do të luajë për shkak të emrit dhe mbiemrit, ose që ka 19 ose 22 vjetë. Unë kështu mendojë, tha mes tjerash Bajiq.

 

Ndërkohë sekretari gjeneral i Federatës së Basketbollit vendor, Vlladimir Georgievski, potencoi se Maqedonia në turneun eliminator në Perm të Rusisë luajti me fanellat me emrin “Maqedonia e Veriut”, me kërkesë të FIBA-s, e cila nuk lejon që përfaqësueset të luajnë me fanella  ku nuk shkruhet emri i kombëtares. Kujtojmë se sfida e parë për trajnerin e ri , do të jenë paraeliminatoret për Botërrin e vitit 2023.

LEXO EDHE:

Back to top button