Ora policore dhe masat tjera kufizuese vazhdohen edhe për 7 ditë

Ora policore që fillon në orën 20 dhe zgjat deri në orën 5 të mëngjesit, si dhe ndalimi për mysafirë në objektet gastronomike mbetet në fuqi për shtatë ditët e ardhshme. Në Qeveri arritën rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për të vazhduar masat edhe për një javë. Këto masa kufizuese kanë qenë në fuqi për 14 ditë. Gastronomët do të protestojnë të martën para Ministrisë së Financave. Ata thonë se zgjedhja e lokacionit, për të shprehur pakënaqësinë e tyre vjen nga fakti që pikërisht ky institucion menaxhon financat nga arka e shtetit, dhe gastronomët një kohë të gjatë kërkojnëpjesë nga ai kek.

Për të shpëtuar veprimtarinë gastronomike, ne kërkojmë ndihmë financiare të njëhershme për të gjitha objektet gastronomike të regjistruara, të ndara në tre kategori bazuar në madhësinë e numrit të punonjësve në vitin 2020. Ndihma financiare e njëhershme për objektet e regjistruara gastronomike, të cilëve iu është ndaluar aktiviteti i tyre kryesor për më shumë se një vit, me një dekret të qeverisë dhe të cilat nuk kanë marrë ndonjë ndihmë muaj me radhë – tha Perica Golomeiq, Oda Turistike dhe e Gastronomisë.

Gastronomët janë të zhgënjyer me punën e politikanëve, sepse pakoja e pestë u paralajmërua në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa realizimi nuk ka filluar as pas katër muajsh.

Çështja nuk është thjesht të paralajmërosh diçka, por është ta realizosh atë dhe të arrish atje për çfarë është menduar. Jemi në këtë situatë pikërisht shkaku i kësaj, sepse ndihma nuk është dhënë në kohë, dhe ndihma nga pakoja e masave që janë zbatuar deri më tani nuk është përshtatur siç duhet – deklaroi Martin Angelovski- Oda e Turizmit dhe Gastronomisë.

Gastronomët të cilët do të marrin mbështetje në protestë edhe nga sektori i turizmit, kërkojnë edhe miratim i moratoriumit, ose të bëhet riprogramim me një grejs periudhë të kredive, që i kanë marrë nga bankat, derisa Qeveria t’u lejojë të punojnë si para pandemisë.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button