Helikopteri ukrainas fluturon shumë ulët mbi autostradë për të shmangur radarët rus

Helikopteri ukrainas fluturon shumë ulët mbi autostradë për të shmangur radarët rus

Forcat ukrainase po vazhdojnë me sukses kundërofensivën e tyre ndaj pushtuesve rus.

Duket se ushtria ukrainase ka gjetur edhe një mënyrë se si t’i shmangen sistemeve të radarëve të forcave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Së fundi është publikuar një video në rrjetet sociale teksa një pilot i një helikopteri bën një fluturim të jashtëzakonshëm.

Helikopteri ukrainas fluturon shumë ulët mbi një autostradë afër vijës së frontit për të shmangur sistemet e radarëve rusë.

Kujtojmë se rusët së fundi kanë intensifikuar sulmet ndaj ukrainasve duke shfrytëzuar edhe dronët e ardhur nga Irani.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button