Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell pas bisedës telefonike me Kurtin: Ishte diskutim i mirë për hapat e mëtejmë

Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell pas bisedës telefonike me Kurtin: Ishte diskutim i mirë për hapat e mëtejmë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti të premten mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

E lidhur me këtë bisedë telefonike sot ka shkruar në Twitter, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ai e ka quajtur diskutim të mirë bisedën me Kurtin lidhur me hapat tjerë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Diskutim i mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor është më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, shkruan Borrell.

Për bisedën telefonike Kurti-Borrell, të premten mbrëma ka njoftuar edhe Qeveria e Kosovës.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Kurti dhe Borrell kanë folur për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale.

“Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë”, thuhet në njoftim.​

Kryeministri Kurti të premten pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet në vend, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për çështjet aktuale, me theks te energjia dhe vendimi i Qeverisë për targat të veturave.

 

LEXO EDHE:

Back to top button