Hendbollistet e “Çair”-it “demolojnë” Struzhankën në Shkup

Skuadra e femrave të hendbollit “Çair”, e ka nisur gjysmësezonin pranveror me fitore në fazën e plej of-it në Superligën e femrave.

Të përzgjedhurat e trajnerit Basri Latifi në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Enver Idrizi” triumfuan ndaj skuadrës së “Struzhankës” me rezultatin bindës 31:23.

Vendaset kishin epërsi gjatë gjithë pjesës së parë dhe në pushim të pjesës së parë shkuan në epërsi 13:10. Në pjesën e dytë, skuadra e Çairit vazhdoi me tempon e njejtë të lojës dhe iu dha hapësirë të gjithë hendbollisteve, ndërsa deri në fund e rritën diferencën në 8 gola, duke mbyllur gjithçka me shifrat 31:23.

LEXO EDHE:

Back to top button