Osmani, i kënaqur me karrakterin e ekipit dhe efektin e përforcimeve

Skuadra e Shkëndijës pas fitores në mesjavë me 3:1 ndaj Rabotniçkit, shtoi edhe triumfin 2:1 përballë Akademia Pandevit. Dy golat e Çinarit ishin të mjaftueshëm për fitoren e 10-të sezonale, derisa pas 23 xhirove në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, “kuqezinjët” afrohet në 5 pikë afër liderit aktual, Struga Trim Lum. Trajneri Qatip Osmani u shpreh i kënaqur me ekipin që kërkon golin në fillimtë takimit.

“Për dallim nga gjysmësezoni i kaluar, insistojmë të shënojmë të sa më herët për të na dhënë një siguri në aspekt të lojës dhe rezultati të na mundësojë të luajmë më lirë. Sërish e potencoi presionin që ndjejmë për të fituar ndeshjet, sepse vjen fundi i kampionatit dhe çdo dështim eventual, posaçërisht këtu në Tetovë është vështirë për t’u kompensuar. Prandaj dua të përgëzoj ekipin për karakterin e treguar dhe për paraqitjen edhe pse ndoshta rezultati nuk është bindës, por në momentet ndoshta më të mira të lojës tonë pranuam gol dhe kjo na detyroi të orientohemi në defanzivë,“ tha mes tjerash Osmani.

 

Trajner i “kuqezinjëve”, është i kënaqur me efektin e përforcimeve të fundit te Shkëndija.

 

“Po ky është moment pozitiv. Sigurisht se lojtarët e ardhur shkaku i ndryshimit të ambientit kanë nevojë për pak kohë për tu përshtatur. Mendoj se dalë ngadalë edhe ata vijnë në element.”

LEXO EDHE:

Back to top button