Hendbollistet e Çairi shkruajnë histori në garat evropiane

Skuadra e hendbollit për femra “Çair”, është kualifikuar në xhiron e tretë të EHF Eurokupës, pasi doli të jetë më e mirë se Istogu në duelet e zhvilluara këtë fundjavë në Kosovë.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Basri Latifi, pas humbjes në sfidën e parë gjatë ditës së shtunë,  me një gol diferencë, arriti që të dielen të triumfojë bindshëm ndaj Istogut me rezultatin 33:26 dhe me shifra të përgjithshme nga të dyja duelet 66:60, të kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira të këtij kompeticioni. Ky është një sukses dhe histori tjetër për skuadrën e Çairit.

Përpos airit, në xhiron e tretë u kualfikua edhe Gjorçe Petrovi, ashtu që hendbolli në Maqedoni, në konkurencën e femrave, do të ketë dy ekipe në garat evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button