Hendbollisti me “COVID 19”, vendos 46 persona në vetizolim
Alsat
20.08.2020 12:08
Kampionati i hendbollit në Spanjë, duhej të nis para 10 ditëve, mirëpo pasi u shfaqen rastet me “Covid 19” te disa ekipe spanjolle, tani është vënë në dyshim nisja e sezonit të ri në “ASOBAL” Ligën. Këtyre ditëve u zbulua edhe një rast tjetër pozitiv me “Covid 19”. Bëhet fjalë për hendbollistin e skuadrës Sifin, i cili aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Mirëpo 46 personat që ishin në kontakt me të janë vënë në vetizolim 10 ditor, ndërsa do të duhet testohen së shpejti.
Që gjërat të shkojnë në kahje edhe më të keqe, skuadra e Sinfinit zhvilloi ndehsje miqësore me skuadrën Logronj, andaj sipas protokollit, hendbollistët e kësaj skuadre do të duhet të kalojë në izolim. Këto dy ekipe duhej q ëtë luajnë në filllim të sezonit, mirëpo tani është e sigurtë se kjo përballje do të shtyhet.