Raritet, katër finalist nga katër shtete të ndryshme


Janë mësuar skuadrat finaliste të dy garave më të mëdha evropiane, Ligës Evropa dhe Ligës së Kampionëve. Në garë për trofetë do të jenë PSZH dhe Bajern Munihu, respektivisht Sevilja dhe Interi. Kjo do të thotë se për herë të parë në historikun e këtyre dy garave evropiane, skuadrat finaliste janë nga katër shtete të ndryshme: Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë.

E kundërta ishte vitin e kaluar, kur katër finalistët ishin nga Anglia. Çellsi mundi Arsenalin në Liga Evropa, ndërsa Liverpulli mundi Totenhamin në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se finalja e Ligës Evropa do të zhvillohet më 21 gusht në Kelln, ndërsa dy ditë më vonë, do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëv, në Lisbonë të Portugalisë.

LEXO EDHE:

Back to top button