Menaxheri i njohur i boksit Edi Hern u shpreh i bindur se boksieri meksikan Kanelo Alvarez (57 fitore, 1 humbje e 2 barazim) nëse duelon në peshën e rëndë, mund të fitojë ndaj dy prej ikonave të këtij sporti, britanikut Entoni Xhoshua dhe ukrainasit Oleksandr Usyk. Këta të dy do të duelojnë së shpejti për titujt kampionë bote në peshën e rëndë.
“Kam qenë së fundi me Kanelo-n dhe biseduam për të ardhmen. Ai beson se mund të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij dhe të duelojë në peshën e rëndë. Kanelo jeton për të tilla sfida. Kanelo beson se nëse duelon në peshën e rëndë mund të fitojë ndaj Usyk dhe Xhoshua. Do të ishte vërtet interesante të shihje një duel të tillë dhe nëse meksikani mund vërtet të shkojë kaq larg. Ky është mentaliteti i tij, gjithnjë fitues dhe nuk ka frikë nga rivalët. Gjithsesi, për momentin ai ka të tjera plane, por e ardhmja mund të rezervojë surpriza”, tha Hern.
Kujtojmë se Kanelo Alvarez, 31 vjeç, është kampion bote në disa pesha dhe së fundi ka dueluar në peshën “cruiserëeight” (pesha deri 92kg), ku u shpall kampion bote.








