Hidhet krip dhe pastrohet bora në Gjorçe Petrov

Për shkak të pritjes së temperaturave të ulëta dhe pas reshjeve të borës, ekipet e Komunës së Gjorçe Petrovit nga sot pasdite janë në terren dhe hedhin kripë nëpër rrugë për të shmangur ngricat dhe rrëshqitjen e rrugëve, thonë nga Komuna.

Në koordinim me Qytetin e Shkupit, theksojnë ata, është bërë plani sipas të cilit do të kujdesen për rrugët nën juridiksionin e tyre, ndërsa Gjorçe Petrov do të patrullojë në pikat kritike ku ka pasur probleme vitet e kaluara. Është rënë dakord që kompania “Anizor”, e ngarkuar për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, të dalë në terren.

“Më shumë ekipe do të patrullojnë gjatë natës, duke qenë se bora pritet të vazhdojë dhe temperaturat do të jenë nën zero. Ne kujdesemi që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme dhe të sigurta për të gjithë qytetarët. Apeloj tek vozitësit që të kenë kujdes dhe shpejtësinë ta përshtatin sipas kushteve të rrugës”, tha Aleksandar Stojkoski, kryetar i Komunës së Gjorçe Petrovit.

Ai gjithashtu apeloi deri te banorët e Gjorçe Petrovit që të pastrojnë borën para hyrjeve të shtëpive të tyre, objekteve afariste, apo hyrjeve në ndërtesa.

“Krahas aktiviteteve tona dhe për sigurinë shtesë të të gjithë neve, u bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë detyrimin ligjor për pastrimin e borës para banesave të tyre. Kjo për të parandaluar aksidentet e mundshme”, shtoi Stojkoski.

Kryetari i Komunës, siç shtojnë nga Komuna, do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me ekipet kujdestare dhe qytetarët, në mënyrë që rrugët në Gjorçe Petrov të pastrohen nga bora.

LEXO EDHE:

Back to top button