Hill: SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”
Hill: SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave "Javelin"

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”. Për këtë ka njoftuar ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kristofer Hill gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton “Danas”. Siç ka thënë Hill, Departamenti i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin Amerikan, i cili do ta fillojë procedurën zyrtare. Vuçiq tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane. Vuçiq më herët ka shkruar në Instagram se ka pasur një bisedë të hapur me ambasadorin Hill për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane. /Alsat.mk