Historia e përdorimit të eterit si anestezi në mjekësi

174 vjet më parë, më 30 shtator 1846, eteri u përdor për herë të parë si anestezi në mjekësi.

Atë ditë Eben Frost shkoi në zyrën e dentistit William Morton në Boston Massachusetts. Zotit Frost i dhembte një dhëmb. Ai u tmerrua teksa mendonte se kjo dhimbje do të ishte më e madhe kur t’i hiqej dhëmbi.

Frost iu lut doktor Mortonit që ta hipnotizonte për të mos ndjerë dhimbjen. Por kjo nuk ishte e nevojshme. Doktor Mortoni kishte disa kohë që eksperimentonte me eter. Ai e kishte bërë provë te qeni i tij, macja edhe te vetja, megjithatë asnjëherë te një pacient. Dentisti i tha Frost se ai mund t’i ofronte diçka më të mirë se hipnoza nëse Frost do ta pranonte.

Frost ra dakord. Dentisti Mortoni njomi një shami me eter dhe e udhëzoi pacientin të merrte frymë thellë. Frost e humbi ndërgjegjen pothuajse menjëherë dhe në këtë gjendje dentisti Mortoni i hoqi dhëmbin.

Disa javë më vonë, mjekët në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts, filluan të përdorin eter gjatë operacioneve.

LEXO EDHE:

Back to top button