FIFA denoncon ish-presidentin e saj

FIFA denoncon ish-presidentin Sepp Blatter, për menaxhimin e projektit të Muzeut të Futbollit në Zyrih. Akuza penale u paraqit në një gjykatë në Zvicër, pas hetimit të kryer nga ekspertët, sipas të cilit, pretendohet se “janë siguruar prova për administrim kriminal nga ana e Blatter dhe të kompanive të përzgjedhura nga ai, rreth projektit për krijimin e Muzeut të Futbollit”.

Muzeu, i cili u mbyll vetëm pak muaj pas hapjes në vitin 2016, i kushtoi konfederatës botërore të futbollit 500 milionë frangaz zvicerane, ose ndryshe rreth 462 milionë euro. Sipas drejtuesve aktualë të FIFA-s, “këto para mund dhe duhej të ishin investuar për zhvillimin e futbollit botëror”.

Muzeu në Zyrih, ndërtimi i të cilit u kërkua me ngulm nga Sepp Blatter, ish-presidenti i larguar dhe i pezulluar, u inaugurua në shkurt të vitit 2016, nga presidenti aktual, Gianni Infantino, vetëm pak orë pas emërimit në krye të institucionit që drejton futbollin.

Megjithatë, ajo i mbylli dyert në muajin nëntor të të njëjtit vit. Godina përfshinte 3000 metër katrore hapësirë për ekspozitën, salla për evente dhe katering, të cilave u shtohen edhe 34 apartamente dhe zyra, në të cilat mund të akomodoheshin 140 punonjës të FIFA-s. Gjatë periudhës së shkurtër të jetës, Muzeu u vizitua mesatarisht nga 11 mijë persona në muaj.

LEXO EDHE:

Back to top button