Prej sot, në Mal të Zi pa PCR-test për Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë në Mal të Zi, Jelena Boroviniç-Bojoviç informoi se është marrë vendim që udhëtarët e rajonit dhe më gjere të mund të hyjnë në Mal të Zi pa test për Covid-19, transmeton Alsat.

- Advertisment -

Në lidhje me: Nga e enjtja Serbia heq PCR testin për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Deri më tani, shtetasit maqedonas kanë pasur mundësinë të kalojnë pa PCR test vetëm në Shqipëri dhe Kosovë. Bullgaria vazhdon të kërkojnë PCR-test të detyrueshëm për Covid-19 për shtetasit maqedonas, ndërsa Greqia vazhdon të mbaj kufijtë e mbyllur për Maqedoninë e Veriut

Që nga 28 dhjetori, Turqia gjithashtu kërkon PCR-test të detyrueshëm për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, jo më të vjetër se 72 orë, në përjashtim të rasteve për kalim transit.

LEXO EDHE:

Back to top button