Historiani bullgar Dimitrov: “Qytetarët e frustruar i fishkëllenin Pendarovskit”
Gazetar: Luka Andreev
Angel Dimitrov, bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët të Historisë nga pala Bullgare, vlerëson se homologu i tij maqedonas Dragi Gjorgiev është nën presion. Në një intervistë për BNR, duke komentuar deklaratën e Gjorgievit, i cili tha se puna e Komisionit duhet të ngrihet për dy vjet, Dimitrov tha se duhet shfrytëzuar energjia pozitive, shkruan Alsat.
“Ata janë nën presionin e kolegëve historianë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe nga qytetarët e frustruar, të cilët i pamë edhe dje duke i fishkëllyer presidentit Pendarovski, se gjoja do ti shesë interesat shtetërore. Ka presion edhe në nivel politik, publikisht nga opozita, por edhe të fshehur nga qarqet e tjera”, tha Angel Dimitrov – Bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët për Histori
Sipas Dimitrovit, pyetja kryesore që krijon presion mbi anëtarët maqedonas të Komisionit, është se si do të lejohen të bëjnë korrigjimet e nevojshme në histori, duke shtuar se çelësi i integrimeve evropiane është ende në duart e politikanëve në Maqedoni, e jo të historianëve.
https://youtu.be/BWCTpmJibXc
Historiani bullgar, i cili ka qenë edhe ambasador në Shkup, në intervistë nuk ka munguar të përmend se teza se Goce Dellçevi është maqedonas është një mit, i cili padyshim nuk e ka dëgjuar këshillën e presidentit Stevo Pendarovski – historianët nuk duhet të japin deklarata të tilla publikisht, sepse e dëmtojnë procesin.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot përsëriti se historianët nuk duhet të komentojnë politikën, dhe politikanët duhet të qëndrojnë larg çështjeve historike, duke aluduar në Deklaratën e VMRO-DPMNE-së për rëndësinë e Goce Dellçevit.
Fatkeqësisht, ka parti politike që duan ta minojnë atë proces, dhe ta fusin debatin për çështje historike në publik, në mesin e qytetarëve. Pastaj hyjnë palët e treta, hyjnë njerëz që duan t’i rrëmbejnë ato emocione të njerëzve, t’i çojnë në mullirin e tyre”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.
Ministri i Jashtëm përsëriti se puna e Komisionit nuk duhet të ngrihet. /Alsat.mk








