Hit fare, e keni dëgjuar këngën më të re të Ylli Limanit?

“Kur t’kujtohet hera e par qe jena pa, po lutna qe zemra ka me t’plas/ Kur t’kujtohet hera e par qe jena puth, po lutna kan me tu tha buzt e malli ka me t’mujt”, thoshte Yll Limanin në këngën “Kur t’kujtohet’ që publikoi pak javë më parë.

Mirëpo nga mallkimet ai kaloi shumë shpejt tek kërkimi i faljeve dhe tashmë u kthye sërish tek ai djali i mirë, që di si të hyjë tek zemra e çdo vajze. Ditën e sotme këngëtari ka publikuar një projekt të ri muzikor, që erdhi më shpejt nga ç’e mendonim të gjithë.

Kënga mban titullin “Ndoshta” dhe këtë herë Ylli vjen në bashkëpunim me Cricket.

“Ndoshta sonte do të shkruaj të të them sa m’ke mungu/ Ndoshta sonte do kesh forcë ti për herë t’fundit mu lajmru/ Ta dëgjoj zërin e të them sa jam pendu”, shprehet Ylli në këngën e tij më të re.

Ashtu siç ka bërë me të gjitha projektet e fundit muzikore, edhe këtë herë ai nuk ka preferuar të shfaqet vetë në videoklip, për t’i lënë fansat që të shijojnë vetëm zërin e ëmbël. Kujtojmë se “Kur t’kujtohet” dhe “Ndoshta” janë dy projektet e para të Yllit për këtë vit, që mesa duket do të jetë goxha produktiv për këngëtarin.

Ndërkohë vitin e shkuar ai publikoi disa këngë mjaft të suksesshme, ku mund të veçojmë bashkëpunim e shumëpritur me Dafina Zeqirin, “Mos Shko”.

LEXO EDHE:

Back to top button