Holanda dhe Belgjika, fitojnë me lehtësi

Holanda ka arritur të fitojë pa problem ndaj Polonisë me rezultatin 0-2. Në pjesën e parë Holanda shënoi vetëm një gol në minutën e 14-të, pas një aksioni tepër të bukur nga Dumfries dhe më pas asistoi për Gakpo i cili nuk gabon.

Pjesa e dytë nuk pati shumë surpriza, pasi në minutën e 60-të me një tjetër aksion të bukur. Bergëijn ka gjetur rrjetën pas një pasimi të bukur nga Janssen.

Nga ana tjetër Belgjika nuk është sforcuar shumë ndaj Uellsit. Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë me De Bryjne në minutën e 10-të dhe me Batshuay në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë Uellsi shënoi me anë të Mur.

LEXO EDHE:

Back to top button