Holanda kërkon që BE-ja të nis negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Kabineti i kryeministrit Mark Rute ka njoftuar Kuvendin holandez se në mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme në BE, që do të mbahet me 22 qershor, Qeveria holandeze ka për qëllim të mbështes miratimin e kornizës për bisedime dhe caktimin e datës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën, transmeton Alsat. Lidhur me Maqedoninë e Veriut, pozicioni i Holandës nuk devijon nga vendimi pozitiv i marrë në mars të vitit të kaluar, respektivisht Qeveria holandeze do të kërkojë përpara partnerëve evropianë që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet menjëherë pasi të miratohet korniza e negociatave.

Ka një ndryshim në lidhje me Shqipërinë, duke qenë se vitin e kaluar Holanda kundërshtoi hapjen e negociatave me këtë vend. Qëndrimet për Shqipërinë janë shkruar në një dokument të veçantë prej 11 faqeve, ku mes tjerash theksohet se ndryshe nga skepticizmi i vitit të kaluar për, Holanda tani beson se është bërë përparim i mjaftueshëm dhe se janë plotësuar kushtet e nevojshme për fillimin e negociatave edhe me Tiranën.

Qëndrimet përfundimtare të Holandës në lidhje me zgjerimin e BE-së do të përcaktohet pas debatit parlamentar që do të zhvillohet më 16 qershor, edhe pse pikëpamjet e Kuvendit nuk janë detyruese për qeverinë, por zakonisht të njëjtat respektohen nga ekzekutivi.

ALSAT

LEXO EDHE:

Back to top button