Holanda, “stop” për tifozët nga Maqedonia

Nëse janë paralajmëruar mijëra tifoz nga Maqedonia për kryeqendrën e Holandës, për sfidën e tretë në Grupin C, në mes Holandës dhe Maqedonisë, kjo nuk do të mund të ndodh. Arsye për këtë është njoftimi i fundit të ambasadës së Holandës për lëvizjen e qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe vendeve jashtë saj.

“Në lidhje me sfidën e ardhshme të futbollit në mes Maqedonisë dhe Holandës, ju informojmë se ndalesa për udhëtim në Bashkimin Evropian për vendet e treta, është ende në fuqi. Mundt ë udhëtohet drejt Holandës, në rast se jeni në mesin e kategorive që janë përjashtuar nga kjo ndalesë,” thuhet mes tjerash në kumtesën e ambasadës së Holandës në Shkup.

Mirëpo deri te zhvillimi i kësaj përballje ende ka kohë për ndryshimin e masave dhe mundësitë për fansat në tribunë. Nëse nuk lirohen këto masat, fansat që do të anojnë për Maqedoninë, do të jenë vetëm ata që kanë biletë dhe jetojnë në Holandë dhe vendet e Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button