Holanda triumfon ndaj SHBA-ve dhe kalon e para në çerekfinale

Holanda është kombëtarja e parë që shkon tutje në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi që në sfidën e 1.8 së finales, mundi SHBA-në me rezultat 3:1. “Tulipanët” hapën rezultatin në minutën e 10 me autor

Memfis Depaj. Pak minuta pa përfunduar pjesa e pare, SHBA kishin mundësi ideale për të barazuar, por nuk lejoi portieri i kombëtares së Holandës. Por, rastet e krijuara i konkretizoi kombëtarja e Luis van Gaal, pasi shënuan edhe golin e dytë. Në minutat shtesë të pjesës së parë dyfishoi epërsinë Blind.

Pjesa e dytë gjithashtu dhuroi lojë të bukur, me amerikanët që kërkonin golin e ngushtimit të epërsisë.

Ishte Rajt që realizoi një gol të bukur dhe çoi rezultatin në 2:1 në favor të Holandës. Mirëpo, gëzimi i SHBA-së nuk zgjati shumë, pasi Denzel Dumfries shënoi golin e tretë për ‘Tulipanët’ në minutën e 81`.

LEXO EDHE:

Back to top button