Myslimanët në Holandë janë të shqetësuar për atë që do të ndodhë pas fitores së Partisë Populiste të Lirisë (PVV) të ekstremit të djathtë anti-islamik të Geert Wilders në zgjedhjet parlamentare.
“Si një mysliman fetar, unë jam i shqetësuar,” tha Muhsin Kioktas, president i një grupi të interesit mysliman, duke folur këtë të enjte në televizionin holandez.
“Vërtet nuk e prisja këtë rezultat. Muslimanët po përballen me kohë të vështira”, shtoi ai..
PVV e Wilders ka thënë se do të mbyllë xhamitë dhe do të ndalojë Kuranin , vuri në dukje Kioktas.Sipas tij, nëse populisti i ekstremit të djathtë arrin të formojë një qeveri koalicioni dhe të zbatojë axhendën e tij anti-islame, kjo do të thotë se muslimanët në Holandë nuk do të jenë më në gjendje të praktikojnë fenë e tyre lirisht.








