Holandezi Ten Hag zbulon se çka ju tha futbollistëve pas pjesës së parë

Derisa Erik ten Hag shkonte në dhomat e zhveshjes, pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen që Man. Juanjted po humbiste 0-2 ndaj Aston Villa, trajneri holandez po mendonte edhe fjalët që do t’i thoshte futbollistëve. Në fund, “Djajtë e Kuq” realizuan tri gola dhe fituan takimin 3-2.

“Unë thashë në fundin e pjesës së parë vetëm një gjë. Vazhdoni të besoni dhe ne do të fitojmë. Dhe në fund ia dolëm mbanë.

Unë thashë para ndeshjes se ne ishim konkurrues me Arsenalin dhe Liverpullin, kështu që nëse luajmë më së miri, mund të mposhtim këdo. Kjo përmbysje tregoi se ekipi ka karakter dhe mund të fitojë edhe në situata të vështira siç ishte kjo ndeshje, ku ishin në disavantazh”, tha Ten Hag.

 

Golin e fitores e shënoi sulmuesi 20-vjeçar danez Hojlund, që për herë të parë realizoi në Premier Ligë.

 

“Kam pasur disa biseda me të. Ai ka shënuar për Danimarkën dhe shënoi për ne në Ligën e Kampionëve, kështu që tregoi aftësi. Ai duhej të besonte në të. Kur sulmuesit nuk shënojnë është gjithmonë problem, por ai ka një karakter të fortë dhe një personalitet të madh, gjë që i duhet një sulmuesi. Kur të vazhdojë të investojë, golat do të vijnë dhe ai do të shënojë më shumë,” tha mes tjerash Ten Hag.

LEXO EDHE:

Back to top button