Pep Guardiola kërkon në “Etihad” kapitenin “bavarez”

Largimi i teknikut Julian Nagelsman nga stoli i “bavarezëve” të Bajern Munihut dhe zëvendësimi i tij, me Tomas Tushel, nuk mund të thuhet se u prit mirë nga të gjithë lojtarët e kampionëve të fuqi të Gjermanisë. Njëri prej tyre ishte edhe “shkatërruesi” i mesfushës, Xhoshua Kimih, me këtë të fundit që nuk ka marrëdhëniet më të mira me teknikun e “Të Kuqve”.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, pikërisht për këtë aryse, 28-vjeçari i mesfushës ka refuzuar rinvoimin e kontratës, me aktualen që i skadon në verën e vitit 2025 dhe nga ky moment, duke se do të përfitojnë “qytetarët” e Man. Siti, me teknikun Pep Guardiola, i cili prej kohësh e kërkon Kimihun në skuadrën e tij.

Në “ishull” janë të gjithë të bindur se negociatat tashmë kanë nisur me dy “gjigantëve” të futbollit evropian dhe thuhet se transferimi mund të finalizohet që në muajin janarin, kjo për faktin se që prej korrikut të këtij viti. “Bavarezët” po kërkojnë me ngulm blerjen e portugezit Zhoao Palinja, i cili konsiderohet si “pasardhësi” i Kimihut në mesfushën e Bajernit.

LEXO EDHE:

Back to top button