Memfisi fiton në kohën shtesë, bind edhe Bruklin Nets

Minesota vijon të ruajë pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pavarësisht humbjes 129-106 në fushën e Oklahoma Sitit. Dy skuadra pretendente, ku për vendasit të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, me Aleksander Shai që ishte më i miri me 34 pikë. Vendasit dominuan gjatë gjithë ndeshjes, duke mos e vënë në dyshim fitoren. Për pasojë, Oklahoma mbetet në vendin e tretë, por ka 4 ndeshje më pak se Denveri i vendit të dytë dhe mund të ngjitet akoma më shumë.

Në Perëndim, pas kohës shtesë triumfon skuadra e Memfis Grizlie, që mundi 116-115 Nju Orlinsin. Fitorja e katërt radhazi për Memfisin, që lë pas krizën e fillimit të sezonit dhe u kthehet pretendimeve të zakonshme për një vend në play-off, edhe pse do të jetë e vështirë.

Ndërkohë në Konferencën e Lindjes, fiton Bruklin Nets, që falë 24 pikëve të Xhonsonit, mundi 118-112 Detroit Pistons jashtë fushe, duke i bërë të pavlefshme 41 pikët e Kuningamit për vendasit. Një sukses që ngjit Bruklinin në vendin e nëntë, por ende larg objektivit minimal, për të qenë brenda 6 skuadrave më të mira.

LEXO EDHE:

Back to top button