Horner: Do të jetë më e vështirë, por jemi përgatitur për konkurrencën

Makina “RB20”, me të cilin Maks Verstapen shkon në kërkim të titullit të katërt kampion bote në Formula 1, u prezantua për mediat dhe fansat. Njëvendëshja kampion bote në dy sezonet e fundit synon të vijojë në këtë rrugë edhe këtë vit. Ajo do të pilotohet nga kampioni holandez dhe meksikani Serhio Perez.

Skuadra kampion bote ka nisur kështu fushatën e saj për të dominuar edhe këtë vit, pas skandalit që po kalon me shefin e saj Kristian Horner, i pranishëm në këtë ceremoni.

Sa i përket makinës, drejtuesit e kanë përcaktuar “RB20” si një evolucion të RB19 që dominoi sezonin e kaluar (fitoi 21 nga 22 gara). Por, në shikim të parë nuk mungojnë risitë, veçanërisht në nivelin aerodinamik.

“Synojmë të jemi sërish dominues në pistë. E dimë që këtë sezon do të jetë më e vështirë, por jemi përgatitur për konkurrencën. Kemi bërë disa përmirësime e do të vazhdojmë të bëjmë përgjatë sezonit”, tha Horner.

LEXO EDHE:

Back to top button