Kapet pelikani i veçantë pasi u arratis nga kopshti zoologjik

Kapet pelikani i veçantë pasi u arratis nga kopshti zoologjik

Një pelikan i veçantë në Belgjikë u gjet me sukses pasi ishte arratisur nga një kopsht zoologjik, ka njoftuar Upi.

Ekipi mjekësor i kafshëve tha se pelikani ishte parë në vende të ndryshme një javë më parë, e pak para se të kapej u gjet në një fushë golfi në Vught.

Pelikani me sqepin disangjyrësh kishte një unazë të lidhur në këmbë për t’u identifikuar nga kopshti, e ai paraprakisht kishte jetuar në Lituani, para se të dorëzohej në kopshtin belg.

Momenti i bartjes së tij në kopshtin zoologjik u filmua.

“Ai tashmë ka ngrënë shumë peshk”, thuhet në reagimin e ekipit mjekësor.

 

LEXO EDHE:

Back to top button