Hoxha flet për karakteristikat e propozim Buxhetit për vitin 2022
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha në konferencën shpalosi karakteristikat e propozim Buxhetit për vitin 2022. Sipas tij propozim Buxhetin në fjalë e karakterizojnë katër shtylla kryesore: shëndeti i qytetarëve, rimëkëmbja ekonomike, qëndrueshmëria fiskale dhe financimi i funksioneve themelore në shtet si gjyqësori dhe integrimet euro-atlantike.
“Karakteristikë kryesore e këtij Buxheti është komponenti zhvillimor, me të cilën sigurohet financim i pandërprerë i funksioneve të shtetit dhe mbështetje financiare për rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim ekonomik të përshpejtuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Investimet kapitale në Propozim-buxhetin për vitin 2022 janë planifikuar në shumë prej 37.8 miliardë denarë, të cilat janë diku rreth 27% më të larta në raport me vitin 2021. Buxheti për vitin 2022 ka katër qëllime themelore: Ruajtje e shëndetit dhe jetëve të qytetarëve, rimëkëmbje ekonomike dhe rritje të përshpejtuar, qëndrueshmëri fiskale dhe financim i pandërprerë i funksioneve themelore të shtetit dhe mbështetje për reformat në gjyqësor dhe në integrimet euro-atlantike (BE dhe NATO)”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.








