Hoxha: Qeveria mbështet ndryshimet në Ligjin për menaxhim me kriza

Në mbledhjen e fundit Qeveria e ka vërtetuar tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me kriza që parashikon harmonizimin e projektit dhe implementimin e numrit evropian për thirrje urgjente në Maqedoni, E – 112.
“Implementimi i këtij projekti ka për qëllim përgjigje efikase dhe të plotë gjatë thirrjeve në rast të rreziqeve ose fatkeqësive tjera në gjithë territorin, për ofrimin urgjent të ndihmës ose reagimin lidhur me rrezikun e denoncuar, nga ana e Qendrës për Menaxhim me Kriza”, deklaroi Muhamet Hoxha.