Hoze Murinjo bën lëvizjen e parë në merkato

Roma ka arritur marrëveshjen me mesfushorin e Sasuolos, Davide Frattesi, i cili mund te quhet tashmë lojtari me i ri i “verdhekuqve”, teksa tani kanë mbetur për tu përcaktuar disa detaje të vogla. Mesfushori i talentuar italian rikthehet tek skuadra e tij e zemrës pas pesë viteve të kaluara te Sassuolo.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se drejtuesit e Romës dhe Sassuolos do të kenë një takim të fundit për ta finalizuar këtë marrëveshje. Roma posedon 30 për qind të kartonit të lojtarit dhe do të paguaj te Sasuolo 15 milionë, euro plus njëri mes lojtarëve Feliks ose Kristiano Volpato.

Në anën tjetër reprezentuesi italian Frattesi ka një muaj që ka gjetur marrëveshje personale me Romën për një kontratë pesë vjeçare me 2,5 milionë euro pagë në sezon. 22-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit qendror ka zhvilluar 36 ndeshje te Sasuolo dhe ka shënuar katër gola, ndërsa ka edhe 4 asiste të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button