Hoze Murinjo kërkon mesfushorin belg te Lester Siti

AS Roma është duke bërë një sezon mjaftë të mirë, ku është në garë për tu rikthyer në Ligën e Kampionëve. “Giallorosët” gjithashtu kanë arritur në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe janë ndër skuadrat favorite për ta fituar trofeun e dytë evropian.

Të udhëhequr nga Hoze Murinjo, “Giallorosët” duan ta përforcojnë ekipin për sezonin e ardhshëm, pasi synimi mbetet të rikthehet titulli i kampionit në kryeqytet pas më shumë se 20 vitesh. Reparti i mesfushës mbetet synim për tu përforcuar dhe tani trajneri Hoze Murinjo ka një lojtar në listën e dëshirave për ta transferuar në afatin kalimtar veror.

Një ndër objektivat është mesfushori belg i Lester Sitit, Juri Tilemans i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me ‘Dhelprat’. 25-vjeçari ka vendosur të largohet në verë si lojtar i lirë dhe drejtuesit e Romës tanimë kanë kontaktuar agjentët e tij. Vet trajneri portugez pritet të bëj të pamundurën për ta bindur Tielemansin t’i bashkohet atij në “Olimpico”.

Interesim për mesfushorin belg kanë shfaqur edhe skuadra tjera të mëdha si Çellsi, Arsenal, Man. Junajted, Barcelona dhe Bajern Munih.

LEXO EDHE:

Back to top button