Hoze Murinjo tallet keq me Igli Taren dhe Lacion

Trajneri Romës, Hoze Murinjo, pas ndeshjes së fituar ndaj Ludogoretsit, që lejoi kalimin e turit në Ligën e Evropës, komentoi eliminimin e Lazios, të zbritur në Ligën e Konferencës. Pikërisht në konkurrencën që ishte përqeshur nga Igli Tare, kur e fitoi Roma në kryeqytetin shqiptar, në majin e vitit të kaluar.

“Mendoj se Lazio bëhet favorite për ta fituar Ligën e Konferencës. E them këtë me ndershmëri. Ëest Ham si Leicester, Fiorentina, Lazio dhe kush më shumë? Villarreal, i cili është i ndryshëm nga viti i kaluar?

 

Nuk e pashë vërtet se kush u kualifikua tjetër, por për mua bardhekaltrit u bënë favoritë. Ata kanë trajnerin, lojtarët, ekipin për ta fituar këtë trofe. Ndoshta problemi është se ka z.Tare, që nuk do, sepse nuk i pëlqen ky kompeticion,” tha mes tjerash Murinjo./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button