Ademi, i shtati në listën e më të mirëve në Kroaci

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi, është futbollisti i shtatë në listën e futbollistëve më të mirë në 50 vitet e fundit të futbollit në Kroaci. Në përzgjedhjen e të përditshmes kroate “Veçernji List”, Arian Ademi u ndal në vendin e 7-të në bazë të votave të adhueruesve të sportit, që votuan në anketën e të përditshmes kroate.

Ademi tejkaloi të gjithë rekordet e mundshme në fanellën e skuadrës së Dinamo Zagrebit edhe morri pëlqimin e opinionit sportiv në Kroaci edhe pse nuk është pjesë e kombëtares së Kroacisë.

Futbollisti më i mirë në 50 vitet e fundit në Kroaci u shpall Luka Modriç, fitues i “Topit të Artë” në vitin 2018, ndërsa pas tij janë Davor Shuker dhe Robert Prosineçki. Para Ademit janë edhe Zvonimir Boban, Mario Manxhukiq dhe Ivan Rakitiq.

LEXO EDHE:

Back to top button