Rritja e pagës minimale do të shqyrtohet në Këshillin Ekonomik dhe Social, thotë ministrja Trençevska

Angazhimi i Qeverisë është që paga minimale të rritet në 18.000 denarë dhe deri në fund të mandatit, në vitin 2024, të rritet në 20.000 denarë, është shprehur në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat ministrja e punës dhe politikës sociale Jovana Trençevska. Siç thotë ajo, çështja e rritjes së pagës minimale do të jetë e hapur për Këshillin ekonomik dhe social, ku përveç Ministrisë së punës dhe politikës sociale, përfshihen edhe ministrat e ekonomisë, financave dhe përfaqësues të sindikatave.

“Në Këshillin ekonomik dhe social, përmes dialogut do të arrijmë në zgjidhjen më të favorshme si për punëtorët, ashtu edhe për punëdhënësit..ligji për pagën minimale na detyron që çdo vit, në muajin mars, të fillojmë negociatat për harmonizimin e pagës minimale. “, ka thënë Trençevska.

LEXO EDHE:

Back to top button