Albin Tahiri, mbyll paraqitjet në vendin e 37-të në slalom

" "

Skitari kosovar Albin Tahiri u nal në vendin e 37-të në disiplinën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Tahiri ishte i 44-ti në lëshimin e parë, ndërsa në të dytin bëri ngritje, falë edhe largimit nga shtegu të disa prej garuesve. Në total morën pjesë 88 garues, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 45 prej tyre.

Me sllallomin e sotëm, përfundojnë të gjitha garat për skitarët nga Kosova, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Alban Tahiri u paraqit në lëshim ishte i 35-ti, në kombinim alpin i 15-ti, në sllallom të madh i 30-ti. Kiana garoi në sllallom të madh dhe doli e 49-ta.

LEXO EDHE:

Back to top button