Anjelli me “Covid 19”, mungon në sfidën ndaj Interit

Andrea Anjelli nuk do të mund ta ndjekë drejtpërdrejt, në stadiumin “San Siro”, ndeshjen mes Interit dhe Juventusit, të mërkurën në mbrëmje, e vlefshme për Superkupën e Italisë. Presidenti bardhezi rezultoi pozitiv me koronavirus pas raundit të fundit të tamponëve dhe nuk do të mund të largohet për në Milano.

Ai mungoi edhe në “Olimpico” të Romës, me rastin e ndeshjes së fituar 4-3 nga “Zonja e Vjetër” ndaj verdhekuqve të Hoze Mourinjos. Anjelli nuk ka pasur asnjë kontakt me grupin e skuadrës.

Numri një i Juventusit, i vaksinuar rregullisht dhe pa simptoma, është në izolim pas rezultatit pozitiv të tamponit. Pra, Anjelli nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen që dhuron trofeun e parë të sezonit dhe do ta shohë skuadrën e Allegrit të sfidojë rivalët e vjetër të Interit nga televizori.

LEXO EDHE:

Back to top button