Kabineti i ri: 90 për qind e kuadrove të LSDM-së emra të ri

Kabineti i ri: 90 për qind e kuadrove të LSDM-së emra të ri

Gazetar: Adrian Kerimi

Të martën kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski do ta propozojë në Kuvend kabinetin e ri dhe programin qeveritar.

90 për qind e kuadrove të LSDM-së janë emra të rinj, ndërsa nga ministrat e deritanishëm mbeten vetëm 4 përfshi edhe Lupço Nikollovskin i cili mësohet se do të propozohet për ministër të Bujqësisë.

Zëvendëskryeministër për Luftë kundër KorrupsionitSllavica Gërkovska (ish deputete)
Zëvendëskryeministër për Çështje EkonomikeFatmir Bytyqi (vazhdon mandatin)
Zëvendëskryeministër për Çështje EvropianeBojan Mariçiq (ish ministër i Drejtësisë)
Ministër i Punëve të BrendshmeOliver Spasovski (vazhdon mandatin)
Ministër për Punë dhe Politikë SocialeJovana Trençevska (drejtoreshë e ISHP-së)
Ministër i MbrojtjesSllavjanka Petrovska (deputetet)
Ministër i DrejtësisëNikolla Tupançevski (profesor universitar)
Ministër i KulturësBisera Kostadinovska Stojçevska (deputete)
Ministër i BujqësisëLupço Nikollovski (rikthehet në Bujqësi)

Nga radhët e partisë Alternativa në bazë të marrëveshjes Zaev-Gashi, ministra do të propozohen Bekim Sali në Shëndetësi, Admirim Haliti në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Xhemail Çupi, ministër pa resor-përgjegjës për mërgatën. Nga radhët e BDI-së ndryshon pozicion vetëm Jeton Shaqiri, i cili pritet të propozohet ministër i Arsimit, ndërsa deri tani ishte ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Goran Milevski mësohet se do të mbetet Ministër i Pushtetit Lokal, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare si pjesë e Qeverisë nuk do të ketë pozitë ministrore.

Seanca parlamentare për formatin qeveritar dhe programin e saj pritet të mbahet më datën 15-16 kur edhe në ditën e dytë duhet votuar kabineti i ri. Më 17 janar, Qeveria e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski si kryeministër do të nisë zyrtarisht punën. Më 18 janar, Kovaçevski do të pret në takim homologun e tij bullgar, Kiril Petkov. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button