Antikorrupsioni do të hetojë funksionarë, gjykatës dhe krerë të komunave

Vitin e Ri, anëtarët e komisionit antikorruposion do ta nisin me hetimin e 15 kryetarët e Komunave plus kreun e Qytetit të Shkupit. Sipas kryetares së antikorrupsionit Biljana Ivanovska, për shkak të zgjedhjeve lokale, prioritet në hetim i është dhënë pikërisht krerëve të komunave.

Në prag të zgjedhjeve lokale, do të përfshihen rreth 15 kryetarë komunash dhe kryetari i Qytetit të Shkupit për të cilin do të bëjmë vlerësim se me sa mjete të buxhetit që janë edhe mjete të qytetarëve, ka disponuar”-tha Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-korrupsionit.

Në planin strategjik për kontrollimin e funksionarëve për vitin e ardhshëm, që antikorrupsionerët e miratuan sot, të dytën në listë janë të gjithë gjykatësit.

Ne bëmë një analizë të lëndëve që i kemi fituar e në bazë të kësaj do të përgatitet një listë e gjykatësve. Me atë që në atë listë do të gjenden edhe dy kryetarët e gjykatës administrative, për shkak se ata nuk ishin paraprakisht pjesë e planit të këtij viti ku u përfshinë kryetarët”-pohoi Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-korrupsionit.

Në pjesën e fundit të listës për të hetuar, sipas kryetares së antikorrupsionit janë kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat. Antikorrupsionerët kërkojnë që në Kuvend të miratohen Strategjia nacionale për luftë kundër korrupsionit, ndryshimet në ligjin për informatorët, si dhe të forcohen kapacitetet e Komisionit për anti-korrupsion.

 

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button