Barcelona pa Torresin dhe Pedrin përball Real Madridit

Skuadra e Barcelonës, në mesjavë do zhvillojë ndoshta ndeshjen më të vështirë për kohën e fundit, pasi do përballen me rivalin e përbetuar, Real Madridin. Dy skuadrat e mëdha spanjolle do garojnë në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, që zhvillohet në Arabinë Saudite.

Edhe pse kishte pak shpresë që Barcelonës t’i riktheheshin disa nga yjet kryesorë, kjo nuk do vlejë për dyshen Ferran Torres dhe Pedri. Sipas “Esport3”, dyshja ka rezultuar sërish pozitiv me “COVID-19” në analizat e fundit, kësisoj nuk do udhëtojnë me skuadrën në Arabinë Saudite.

Trajneri Çavi shpresonte që t’i jepte minuta dyshes me shpresën që t’i ndihmojnë për të mposhtur Real Madridin, skuadër që është duke kaluar në super formë.

LEXO EDHE:

Back to top button