Kieza mund të mungojë deri në fund të sezonit!?

E përditshmja italiane “Tuttosport” raporton për një lëndim të mundshëm , i cili mund të lë jashtë terrenit Federiko Kiezën deri në fund të këtij sezoni. E vetmja notë negative e mbrëmjes në “Olimpiko” ishte lëndimi i Federiko Kiesa për bardhezinjtë. Në gjysmën e pjesës së parë iu desh të largohej nga fusha, pas një përdredhjeje në gju, raporton “Tuttosport”.

Për të ka ndjenja të këqia. Ai i frikësohet këputjes së ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë. Një dëmtim që mund t’i japë fund sezonit të anësorit të Juventusit dhe kombëtares. Testet mjekësore do të kryhen sot, duke shpresuar për një mrekulli,” thuhet mes tjerash në raportin e të përditshmes italiane.

LEXO EDHE:

Back to top button